Bota

Aeroplani bie në det, raportohet për dy viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 13/09/21 |
mapo.al


Të paktën dy persona rezultojnë të vdekur pasi një aeroplan u rrezua në zonën detare të Potokaki Pytagorion në Samos, Greqi.






Mediat fqinje raportojnë se mjeti fluturuese po udhëtonte nga Izraeli në Samos dhe nuk u ul në kohën e caktuar të mbërritjes.


Si rezultat, Kulla e Kontrollit të Aeroportit dha urdhrin për të mobilizuar autoritetet kompetente dhe Rojet Bregdetare për hetimet përkatëse.







Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, privat ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se dy persona janë gjetur të pajetë.



Trupat e pajetë i përkasin një burri dhe një gruaje. Aeroplani besohet të ishte marrë me qira dhe kishte si destinacion uljen në ishull.



Një helikopter Super Puma, anije të Marinës, një anije Frontex dhe anije private po marrin pjesë në operacionin e kërkimit. 

4


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas