Aktualitet

Aeroporti i Vlorës/Fillojnë punimet në ditën e pavarësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 28/11/21 |
mapo.al

Kanë filluar zyrtarisht punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. U zgjodh dita e pavarësisë për t’i dhënë një simbolikë projektit, si një projekt jo vetëm me rëndësi ekonomike, por edhe kombëtare.






Kryeministri Rama, Ministrja Balluku dhe Behxhet Pacolli, kompania e të cilit do të ndërtojë aeroportin, janë shprehur shumë të emocionuar për këtë projekt.


Ky aeroport do të jetë në aleancë me aeroportin e Mynihut.







Rama theksoi se ky aeroport nuk është vetëm për vlonjatët, por për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në të gjitha trojet shqiptare.




Jam përballur me dyshimet për realizimin e projektit dhe padurinim e vlonjatëve, por tashmë punimet kanë filluar dhe, me aeroportin, Vlora do të jetë porta më e madhe për turizmin shqiptar – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.



Behxhet Pacolli u shpreh se aeroporti i Vlorës do të jetë më i bukuri i ndërtuar në këto troje, falë angazhimit dhe eksperiencës disa vjeçare të kompanisë së tij.

Ministrja Balluku u shpreh gjithashtu optimiste dhe e gëzuar që ajo edhe stafi i saj patën fatin të jenë pjesë e këtij projekti kaq të rëndësishëm.

As balta as zhurma e saj sot nuk na bën përshtypje, madje na duket e bukur- u shpreh Balluku.

Projekti miliona euro pritet të ketë impakt të madh që në fillimet e tij, duke punësuar mijëra punonjës.

Po ashtu do të mundësojë uljen e çmimit të biletave, kur ky aeroport të fillojë funksionimin normal, duke e bërë Vlorën një ndër qytetet dhe portat më të rëndësishme në Shqipëri e rajon.

14



CLOSE
CLOSE
Pas