Aktualitet

Afati 5 qershor për aplikimin e pagës së luftës, Rama paralajmëron bizneset





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 03/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh bizneseve që të aplikojnë lidhur me pagën e luftës për punonjësit e tyre, duke i kujtuar afatin e vendosur që është 5 qershori.


Ai thotë se janë edhe 20 mijë punonjës që duhet të përfitojnë pagën e luftës, ndërsa deri më tani kanë përfituar 30 mijë të tjerë.


“Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë”, shkruan Rama.


Postimi i plotë i Ramës:


🟢 LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE😊

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!

🔴 SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË.

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️


Etiketa: , , ,

Pas