Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.
Znj.Kim kujton mesazhin e SHBA për lista të pastra dhe thekson se vendi i saj ka qenë i qartë dhe nesër do të shihet nëse udhëheqësit e partive e kanë kuptuar mesazhin apo jo.
Ajo thotë se përgjegjës do të jenë pikërisht drejtuesit e partive, ndërkohë që prej tyre znj. Kim pret lidership të vërtetë.
“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).
Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.
Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë’, shkruan Kim.
We will hold party leaders accountable. We will also strongly support the Central Election Commission as it reviews the submission of candidate lists, which is a duty that should be undertaken first & foremost on behalf of Albanian voters. (4/4)
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 7, 2021