Aktualitet

Afati i ‘Zgjedhores’ drejt përfundimit, Bylykbashi: Deri tani nuk ka konsensus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 23/05/20 |
mapo.al

I mandatuari nga PD për tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, 8 ditë nga përfundimi i afatit të përfundimit të Reformës Zgjedhore thotë se nuk ka konsesus opozitë-mazhorancë.


Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit se ka dakordësim për disa çështje. Ai thotë se nuk ka dakordësim për çështje kardinale, pra kryesore kurse opozita prej 9 marsit ka propozuar disa paketa dhe nuk ka asnjë përgjigje nga mazhoranca prej më shumë se 2 muajsh.


“Ne kërkuam që takimi të ishte në datën 25. Çdo ditë e fituar është e fituar në Reformën Zgjedhore. Opozita ka bërë propozime për çështjet kardinale të procesit zgjedhor që përputhen me rekomandimet e ODIHR.


Deri më 9 mars kishim propozuar një numër paketash. Nuk kemi përgjigje prej tyre, nuk janë përgjigje deklaratat. Përgjigjet japin garanci dhe për konsensus.


Deri tani nuk ka konsensus. Kompromisi është diçka reale, kur arrihet publikohet. Nuk mjafton që të krihesh para pasqyrës. Asnjë nga çështjet kardinale, krimi zgjedhor, si do mbrohet liria e zgjedhësve, sekreti i votës, kush do administrojë zgjedhjet, dhe në fund kush do gjykojë.

Pra këto janë çështjet kardinale. Për këto kemi bërë propozime. Pra nuk ka kompromis dhe kjo nuk fshihet. Sot kemi vëzhgues me të drejta në sistemin zgjedhor. Mazhoranca nuk mund t’ia marrë opozitës.

Në vendet e tjera është arritur me mund që zgjedhjet mos vëzgohen nga qeveria në pushtet. Nuk heqim dorë nga garancia për vëzhguesit e tyre.”- tha Bylykbashi.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas