Sport

Afër nënshkrimit të kontratës, Kukësi afron talentin nga Kosova








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 14/08/20 |
mapo.al

Pa shumë bujë, Kukësi po afron në ekip edhe një talent tjetër. Klubi verilimdor nuk po mendon vetëm për momentin, por edhe për më pas, duke afruar lojtarë të rinj.


Në fakt, bëhet fjalë për një ish-lojtar të Kukësit, Altin Bytyçi, i cili është aktivizuar me të rinjtë, aty ku e spikati trajneri Peter Pacult, duke e grumbulluar edhe me ekipin e parë. Hapësirat e pakta bënë që ai të kalonte te Laçi e më pas te Besa.


Nga janari, Bytyçi shkoi në Bosnje tek ekipi i Medjimurje, por pandemia, ashtu si në shumë kampionate, ndikoi edhe te loja e 19-vjecarit. Gjithsesi, tani është sërish Kukësi që dëshiron ta ketë në gjirin e vet, por me ndryshimin që kësaj here t’i japë mundësi në ekipin e parë.


Altin Bytyçi ka qenë madje ish-kapiten i moshave te Kukësi. Luan në qendër të mbrojtjes, por edhe në të djathtë pa problem. Jo më kot ai është aktivizuar në të gjitha ndeshjet me ekipin kombëtar U-19 të Kosovës. Për Bytyçin janë të interesuar edhe dy klube të Superiores, por Kukësi pritet të nënshkruajë me djaloshin.



Etiketa: , ,

Pas