Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Afganët e parë punësohen në Shqipëri: Duam të integrohemi

by mapo.al
20/10/2021
in Aktualitet
0

Negib, Mustafa, Abdul dhe Laili janë katër shtetasit e  parë nga Afganistani që punësohen në Shqipëri. Me dëshirën dhe nevojën për t’u integruar 4 qytetarët afganë kanë gjetur punësim në një klinikë dentare në kryeqytet. Negib dhe Mustafa do të punojnë si asistentë, ndërsa Abdul dhe Laili në departamentin e shitjeve. Pavarësisht disa ngërçeve lidhur me legjislacionin, drejtuesi i kësaj klinike shprehet optimist ndërsa u ka dhënë qytetarëve afganë këtë mundësi.

Me historitë që lanë pas



Historitë e tyre janë të ngjashme, me gëzimin dhe trishtimin e shkrirë në një, e po kështu edhe përjetimet, sa individuale aq edhe të përbashkëta. Kanë lot ndërsa rrëfejnë çfarë kanë jetuar, me shpresën për një fillim të ri. Nuk është aspak e lehtë, veçanërisht për njerëzit që kanë lënë atje.

Sfida për t’u bashkuar me familjen

Sfida më e madhe e Negibit është të tërheqë edhe familjen. Ai është larguar nga Afganistani ende pa zbardhur mëngjesi duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët. Më i vogli 8 dhe më i madhi 14 vjeç. Familja e tij është larguar tashmë në fshat, ku përpiqen të jenë më të sigurt, ndërsa përballen me vështirësitë ekononike, që janë bërë të zakonshme me Afganistanin në duart e talebanëve.

Dentist në profesion, Negibi i ka vënë çelësin klinikës dhe është larguar bashkë me xhaxhain e tij, i cili kishte punuar si menaxher i projekteve amerikane në Kabul. “Unë mora një e -mail nga departmenti amerikan i shtetit që më thonin se duhaj të largohesha. Herën e parë provuam më 18 gusht, por nuk arritëm të shkonim deri në aeroport. Tentuam sërish më 25 gusht. Ishte ora 4 e mëngjesit kur u nisëm me një autobus. Gate ishte i mbyllur. Na u desh të presim për thuajse 24 orë. Jashtë, pa ushqim, pa gjumë, pa tualet. Në datën 26, në orën 3 të mëngjesit, gate u hap dhe u lejuam të hyjmë në aeroport”, tregon ai.

Ndërsa përpiqet të bashkohet me pjesën tjetër të familjes, nuk e ka aspak të lehtë pasi konstaton se ky do të jetë një proces i vështirë, e ndoshta edhe i gjatë. Të paktën deri tani, nuk ka ende një dritë jeshile.

Kujtime dhe lotë

Në sytë e Mustafait ka vazhdimisht lotë. Të atin ja kanë vrarë talebanët, ndërsa i riu ka mundur të largohet nga vendi së bashku me motrën (e cila kishte punuar për qeverinë amerikane) dhe kunatin. Por atyre nuk ka mundur t’ju bashkohet motra tjetër e cila ka mbetur në Herat, me bashkëshortin dhe fëmijët. “Ajo ishte në pritje të fëmijës së tretë në momentin e largimit. Nuk mundej të udhëtonte. Fatkeqësisht fëmijën e humbi për shkak të stresit që jetoi dhe tashmë ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike”, tregon Mustafai i përlotur.

Një tjetër shpresë

Për Abdul dhe Laili në ajër ka një atmosferë më shumë se pozitive dhe premtuese. Ata presin së shpejti të bëhen prindër dhe djali i tyre do të vijë në jetë në Shqipëri. “Do të jetë shqiptar thotë” Abdul duke qeshur ndërsa Laili  vijon: “S’kam parë njerëz më bujarë se shqiptarët”. Me marrjen e Kabulit nga talebanët, asaj i është dashur të lërë studimet për stomatologji në vitin e fundit dhe bashkë me  prindërit dhe bashkëshortin e saj janë vendosur në  Shqipëri.

Të paqartë nëse e ardhmja e tyre do të jetë në Shqipëri apo diku tjetër, ata tregojnë se tashmë në Afganistan nuk ka më vend për t’u kthyer. Duan të shohin një jetë të re, mundësi të reja dhe punësimi është mënyra më e mirë jo vetëm për të siguruar jetesën, por edhe për të qenë të integruar në shoqëri e për t’u ndjerë pjesë e saj. Ende me disa limite që vijnë prej dokumentacionit që duhet të përmbushin, ekuivalentimit të diplomave apo lejes së qëndrimit, të gjithë janë të bindur se kjo është mënyra e duhur për t’ja nisur nga e para.

Tags: Afganistan

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Shtyhen sërish gjyqet e dosjes 184 në Dibër, gjobiten avokatët

Shtyhen sërish gjyqet e dosjes 184 në Dibër, gjobiten avokatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In