Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në lindje të Afganistanit. Një bombë ka shpërthyer në një xhami gjatë lutjeve të së premtes. Sipas informacioneve paraprake, 62 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Sipas dëshmitarëve okularë, çatia e xhamisë është shembur për shkak të shpërthimit.
Deri tani, askush s’ka marrë përgjegjësi për sulmin, asgjë nuk dihet ende. Kush janë autorët apo shkaqet e sulmit pritet të zbulohet nga hetimet e mëtejshme.
Një studim i BBC-së i cili u përpoq të dokumentonte çdo vrasje gjatë muajit gusht, gjeti një të pestën e atyre që humbën jetën, që ishin civilë. Një muaj vrasje në Afganistan.
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit të krahinës, i tha BBC-së se 62 personat e vrarë dhe të tjerë të plagosur në sulmin e së Premtes ishin adhurues, besimtarë.
Xhamia ndodhet në rrethin e Haska Mina, rreth 50 km (30 milje) nga kryeqyteti krahinor Jalalabad.
Në pamjet më poshtë shihen dy burra që transportojnë një person të lënduar në spital, pas shpërthimit me bombë.
“Numri i viktimave mund të rritet ndërsa ekipi i shpëtimit dhe njerëzit po punojnë për të nxjerrë trupat nga rrënojat”, tha Sohrab Qaderi, një anëtar i këshillit provincial në Nangarhar, për agjencinë e lajmeve Reuters.