Aktualitet

Afrim Qëndro dorëhiqet nga Bashkia e Vlorës: Mbusha ca gropa, jo vetëm në rrugë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 22/09/21 |
mapo.al

Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.






“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira“, tha ai.


Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Qëndro mbush gropat në rrugë, ai u shpreh se në Vlorë ka bërë më shumë se kaq.







“Në funksionim e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë në errësirë dhe sot është i ndriçuar. Ka patur një gropë se mbytej Novosela dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka patur probleme dhe ne disa lagje si Llonxhë, Karabash ku s’ka patur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyll. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyll nëpërmjet punës“, theksoi ai.

Lexo edhe :  Si nisi sherri Leli-Leskaj/ Pendimi për dorëheqjen, tenderat dhe dëshmitë


Njoftimi mbi largimin e Qëndros u bë një ditë më parë, pas mbledhjes së PS në Vlorë, ku Arben Ahmetaj u prezantua si i deleguari i socialistëve në këtë qark.



Ahmetaj u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Afrim Qëndro ka deklaruar se do largohet nga Bashkia e Vlorës dhe do të angazhohet në funksione politike e partiake në Tiranë.

66


Etiketa: , ,

Pas