Mapo Letrare

Afsh Xhazi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 07/11/20 |
Bujar Meholli

Orkestra nis të luajë xhaz



kur muzgu futet përmes


perdeve në sallën e kafenesë.




Luhet muzikë për dashurinë,



gratë, shëndetin, jetën.


 

Blue moon, now i’m no longer alone.

and when I looked

the moon had turned to gold…

 

Shije e bukur darke.

Cakërrohen gotat mes dalldisë

dhe gromësimave,

sy vezullues, festë, delir,

puthje e përqafime,

stërkala lumturie spërkasin

sallën që ndriçohet nga abazhurët,

 

saksofonisti luan solo

pasi ka pirë me fund,

qerasje me “Heineken”, “Amstel”,

vajza bukuroshe që rrezatojnë

marrin karafila dhuratë.

 

Zbrazen e mbushen gotat,

derdhen pijet lumë,

ngritet dolli për lirinë,

zërat arrijnë qiejt. Përdëllim.

 

Poshtë zvarritja nëpër llum

dhe fundërri!

Poshtë urrejtja që pjell luftë!

Gjëmon xhazi

në këtë natë të moçme,

dashuria vihet rreth qafe si stoli e rrallë…

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas