AT SHTJEFËN GJEÇOVI – AGIMI I QYTETNIIS
Vllazen, mos t’i napim shkak atdheut t’ânkohet m’nee! Mos t’ja trazojmë at zêmer t’âmel, e mos t’a lâmë nner dnesë e fshâmë!
Atdheu, kjo nânë e dashtun nuk i turret kuëj m’grusht a me dorë t’armatisun! N’i raftë per syysh se djelmt e sajë kan dredhue prejë shtekut t’marë, ajo ankohet, porse i mjeri aj, permîi t’cillin biin nâmët e saja!
Qe ç’farë ankimesh bân kjo nânë permii atà qi ja trazojnë zêmren:
– Ç’dobii pata prejë t’gjith atii mûnnit qi hoqa mje qi i mkâma t’bijt e mii?! Unë i leva, e mizorët m’i hjekin jetet; unë i mkâma, e kta m’ja u shkurtojnë kâmët; unë i msova e i sdrita, e kta m’i pshtjellin n’futë; i vadita n’besë, e ata m’duëlne trathtarë! Gjith ky nnryshim! gjith ky shemtim nner bijt e mii! Zêmren m’a grîmcuëne, syjt m’i perthane, e m’i verbuëne prejë lotësh! e m’thrrasin nânë?! Kini dhimë per mue, o djelm t’paa besë! Kini dhimë per t’uu vllazen, o djelm gjaksorë!
A nuk jeni tuj m’paa se m’ç’kamë m’keni prûu!? A kaa raa hija syve qi s’shifni rrenimin t’êm?! M’keni molisë, m’keni shkretnue! – Vaji e brima, gercnimi e kercllimi i dhamve, t’shame e t’qestisuna, e gjith e zeza qi mûnn t’permennohet n’prêhen t’êm âsht Ishue! Thekni-u n’zêmer per ket nâne, e cilla digjet e pervlohet per juu, o djelm t’pazêmer!
Posë ânkimesh e t’nâmunash qi i shkrepë atdheu kunnra djelmsh t’pabesë, edhè natyra marë mnerohet mii tà.
on Djelm t’pabesë, e gjaksorë, djelm biramela e cuba qi jetojnë n’prêhen t’atdheut, jânë fati i zii i ktii, jânë korija e êmnit t’onë nner syyt e botës! Prohè, atdhee, n’rafsh m’asì djelmsh qi jânë rrênimi i jot, i komit, i besimit edhè i shoqniis!
Atdhedashtnija e vertete, âsht nji dashtnii e posaçme qi do t’a kena nnaj at vênn, kû kena lee; e kjo pshtetet n’t’perkujdesunit e s’mirës, kahë ato pûnë qi ja sjellin gazmênnin e knaqen, e qi ja majnë larg çdo rrezik. Gazmênni e knâqa, edhè e pruejtmja e rreziqeve, i vjen atdheut, n’kjoftë se u pergjegjena detyrave qi na majnë n’dashtnii t’nnermjevedshme e qi na shtyyn n’dashtnii nnaj t’Bukurin e qiellës. –
Perkorja, drejtnija, nierzija janë trii pûnë qi kush mos t’i keet, aj s’mûnnet me kênë as bestari i mirë as atdhetari i vertetë.