Monedha kombëtare, leku është nënçmuar kundrejt monedhave të huaja. Euro, pavarësisht se është sjellë e luhatur, është forcuar këtë javë në tregun tonë të këmbimit valutor. Kurse monedha jeshile amerikane ka gjetur stabilitet në treg këto kohë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane këmbehet me 140.3 lekë, ndërsa dollari amerikan është në kuotën e 105.2 lekëve. Ndërkohë që në agjencitë e këmbimit valutor një euro këmbehet me 104,4 lekë dhe një dollar amerikan me 105,3 lekë. Agjentët shpjegojnë se tregu ynë valutor reflekton ndryshimet e tregut ndërkombëtar dhe gjithashtu vërehet edhe një mungesë e valutës në treg, që shkaktohet nga ulja e remitancave dhe rënia e fluksit të investimeve të huaja.