fbpx

Sport

Agjenti i Ibrahimovic takon klubin e ri të suedezit





               Publikuar në : 19:25 - 20/11/19 |
mapo.al

Zlatan Ibrahimovic është një hap më afër rikthimit te Milan.
Sulmuesi suedez është thuajse një lojtar i lirë, pasi kontrata me LA Galaxy i skadon në fund të dhjetorit.


E për këtë fakt, agjenti i tij, Mino Raiola ka nisur nga puna për të gjetur një skuadër të re për klientin e tij. Seria A pëlqehet shumë nga 38-vjeçari, aty ku e duan Milan dhe Bologna. Ditën e sotme, agjenti Raiola ka pasur një takim me drejtuesit milanez.



Nuk dihet nëse ka qënë Ibrahimovic shkak i këtij takimi apo një lojtar tjetër nën zotërimin e Raiola. Gjithsesi, “Sky Sport” raporton se kuqezinjtë kanë marrë informacione rreth kushteve të Ibrahimovic, që synon të rikthehet sërish në “San Siro”.


Ndërkohë, nëse një gjë e tillë ndodh, kjo do të ishte hera e katërt që Zlatan transferohet në Seria A, pas eksperiencave te Juventus, Inter dhe Milan.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas