Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Agresioni rus, sa e rrezikuar është Shqipëria dhe Kosova? Peleshi: Jemi në një rajon delikat

by us er1
25/02/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Sulmi rus mbi Ukrainën ka ngjallur frikë edhe për rajone të tjera të Evropës, që e kanë konfliktin te dera. Kosova ka një marrëdhënie të ndërlikuar me Serbinë, pas luftës që e çliroi nga sundimi dhe i dha lirinë dhe pavarësinë. Por nga ana tjetër, Serbia, e njohur si aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar sulmin e saj mbi Ukrainën, pavarësisht thirrjeve të BE për t’u proncuar. Por nëse para datë 24 shkurt gjërat diheshin, tashmë me një konflikt të ndezur e ardhmja ndjehet e paqartë dhe e pasigurtë.

“Nëse para datës 24 flisnim për disa skenarë, ky që po ndodh është më i keqi i mundshëm”, kështu u shpreh ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa foli për konfliktin Rusi-Ukrainë.



Më tej, ai tha se NATO është forca më e madhe ushtarake në botë, por e rëndësishme është që situata të mos shkojë deri te përplasja ushtarake.

“Këtu nuk bëhet fjalë për një forcë të papërballueshme ruse ushtarake. NATO është forca ushtarake e papërballueshme. NATO është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë dhe shumë larg të gjitha forcave të tjera, por çështja është të mos shkojmë drejt konfrontimit. Këtu hyjnë më pas konventat ndërkombëtare dhe rendi i vendosur sot në botë, ku nuk është ai i më të fortit, por i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive. Putin i ka hedhur poshtë të gjitha konventat, kartat dhe ligjet ndërkombëtare”, tha Putin.

Por sa e rrezikuar është Shqipëria nga një konflikt i gjerë i mundshëm, sipas ministrit të Mbrojtjes?

“Përveç problemeve që kemi pasur në këto 30 vite, një gjë të mirë politika ja ka bërë një gjë të mirë këtij vendi. Anëtarësimin në NATO. Kjo do të thotë se kjo tokë është e paprekur në asnjë centimetër katror të saj. Një centimetër katror i prekur i Shqipërisë është një centimetër katror i prekur i NATO-s dhe në bazë të artikullit 5 të traktatit, NATO vepron për mbrojtje kolektive sikur të ishte cenuar edhe vendi më i madh, më kryesor i kësaj aleance. Megjithatë, duhet thënë se ne jemi në një rajon delikat, në Ballkanin Perëndimor që përbëhet nga 6 shtete, të cilat janë në mesin e integrimit të tyre euroatlantik. Sa i përket stabilitetit politik, Ballkani Perëndimor është i cenueshëm. Kjo situatë mund të kalojë në destabilitet politik në këto vende. Shqipëria ka stabilitet ushtarak për shkak të Aleancës dhe të gjithë kontributit tonë në të. Këtu nuk ka asnjë parti politike apo organizatë jo qeveritare që të jetë kundër orientimit perëndimor, por jemi pjesë e pandashme e Ballkanit Perëndimor.

Duhet të ruhemi nga llogaritë e gabuara dhe nga provokimet. Nuk është ky skenari më i mundshëm, por ne duhet të shpresojmë për skenarin më të mirë dhe të përgatitemi për skenarin më të keq. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, sidomos në Kosovë, edhe ne në mbështetje të tyre, për të mos rënë pre e provokimeve. Po ashtu nuk duhet të biem pre edhe nga sulmet kibernetike. Për këtë arsye, ne në sistemet tona ushtarake, kemi rritur nivelin e mbrojtjes dhe vigjilencës kibernetike këto ditë”. Por si mund të asistojë Shqipëria në rast të skenarit më të keq? “Ne jemi vend anëtar i NATO dhe kemi kapacitete që janë të NATO-s. NATO është duke përforcuar kufirin lindor të Aleancës me trupa, mjete, në jemi pjesë e kësaj përpjekje. Në Kosovë, një element sigurie është prezenca e KFOR. Ne jemi prezentë në KFOR. Sot në mëngjes kemi nisur një kontingjent për një mision të ri, ku nuk kemi qenë më parë. Misioni i KFOR 1 si pjesë e angazhimit tonë për të marrë pjesë në misione të NATO-s për të forcuar sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi.

Tags: Ballkaniluftëniko peleshiUkrainë

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Ish-presidenti i Ukrainës del me kallashnikov: Putini nuk na shpalli luftë ne, por gjithë botës

Ish-presidenti i Ukrainës del me kallashnikov: Putini nuk na shpalli luftë ne, por gjithë botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In