Aktualitet

Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha triumfon, largohem nga PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:31 - 17/10/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur mbrëmjen e sotme se do të largohet nga Partia Demokratike nëse Sali Berisha fiton betejën ndaj Lulzim Bashës.






Ai ishte i ftuar në emisionin “Klanifornia”, ndërsa i pyetur nëse do t’i bashkojhej LSI-së, Gjekmarkaj tha se do të rrinte i pavarur për qejfin e tij.


Gilberti: Të dalim tek pyetjet që unë i quaj peshat e rënda, përgatituni shpirtërisht. Brenda Dhjetorit Berisha merr PD-në, çfarë do të ndodhë më ju?







Agron Gjerkmarkaj: Unë kam shumë respekt për Sali Berishën, kam patur gjithmonë.




Gilberti: Sigurisht që do kesh, nuk ka shans që të mos kesh respekt për Sali Berishën në këtë studio.



Vazhdo tani.

Agron Gjerkmarkaj: E di afilacionin e studios për doktor Berishën, por nëse triumfon ajo që unë e kam quajtur perspektiva amerikane e “Foltores” unë do jem jashtë Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Basha reagon pas 'Foltores': E trishtueshme sa poshtë ka rënë Sali Berisha

Gilberti: Po ku do shkosh?

Agron Gjerkmarkaj: Do rri i pavarur.

Gilberti: Do vesh tek LSI-ja?

Agron Gjekmarkaj: Do rri për qejfin tim i pavarur, mua më pëlqen pavarësia. Po ndodhi është gjë e mirë se më jem mundësinë që të jem i pavarur.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas