Aktualitet

Agron Llakaj kthehet 35 vite pas për ditëlindjen e së bijës: Mami me lot në sy më tha se s’ishe djalë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 22/08/20 |
mapo.al

Sot, e bija e Agron Llakajt, Alkida bën 35 vjeçe. Aktori i humorit ka ndarë publikisht urimin e ndjerë që ka zgjedhur për këtë ditë speciale.



Mes të tjerash, ai shprehet se Alkidën nuk e ka vetëm vajzë, por edhe shoqe e këshilltare.


“Bija ime Alkida…. përpara 35-vjetësh, kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy, më tha se ti nuk ishe djalë, por vajzë. Nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime.




Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë.



Le t’i falënderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë. Gëzuar, bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35-vjetësh, sërish ta përsërit: edhe pse me syze dhe thinja tashmë….”Të dua sa qielli e sa toka.” Nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin. Të kam zemër, deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash!” –ka shkruar aktori i humorit.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas