Aktualitet

Agron Shehaj denoncon dhunimin e zyrës së PD: Sulm i frymëzuar nga Edi Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 22/02/21 |
mapo.al

Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj ka denoncuar dhunimin e zyrës elektorale të PD në këtë njësi.





Me anë të një deklarate Shehaj tha se këto sulme janë të frymëzuara nga kryeministri Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja.


“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të PD.




Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar.


Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja.


Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh.

Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 prill,  Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”, tha Agron Shehaj.

Lexo edhe :  Rama miting në Mat, kandidati i PD-Socialistëve: Na mbështesni për ndryshimin

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas