Aktualitet

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje jetike për spitalin COVID 2, shefja e reanimacionit: Po shpëtojnë jetë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 12/08/20 |
mapo.al

Politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi—spitali COVID 2 në Shqipëri- ku po trajtohen mbi 200 paicentë, disa në gjendje të rëndë.


Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani e cila ka falenderuar publikisht Shehajn në një status në Facebook, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.


“Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!


Uroj qe ky akt sublim e human te jetë një shembull i qytetarisë e fisnikerise që z Shehaj i bën spitalit tone, të pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe së bashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbarë”, shkruan shefja e Reanimacionit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.


Javët e fundit kanë shënuar një rritje të madhe të numrit të të infektuarve, të personave të shtruar në spitale dhe fatkeqësisht të vdekjeve. Respiratorët janë aparaturat jetike për mbajtjen në jetë të të sëmurëve rëndë, dhe numri i tyre në spitalet tona është i kufizuar ndërsa ka të sëmurë që kanë nevojë për to dhe nuk kanë mundësi.

Dhurimi i Shehajt jo vetëm që do të shpëtojë jetë, por është i vetmi rast ku sipërmarrës apo individë kanë dhënë ndihma për sistemin shëndetësor në këto kohë të vështira.


Etiketa: , , , ,

Pas