Politika

Agron Shehaj: Flasin në parlament për varfërinë dhe nuk e dinë se ajo aty buron














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 27/02/21 |
mapo.al

Është kthyer për të investuar në atdhe, pas 16 viteve emigrim në Greqi. Ka investuar gjithçka në biznesin e tij të vogël, por stresi dhe pasiguria që ndesh çdo ditë në Shqipëri dominon mbi çdo sfidë tjetër që mund të të përballë një biznes. “Pasiguri e madhe. Nuk mund ta dish kurrë çfarë do të sjellë e nesërmja?”





Këtë histori rrëfen nji nga sipërmarrësit e njësisë 7 në një takim me drejtuesin politik të fushatës së PD-së në Tiranë, ish-deputetin Agron Shehaj, gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në bizneset e vogla të kësaj njësie, në kryeqytet.


Ndërsa një djali të ri, që punon kamarier në një prej bareve të kësaj zone, Shehaj i jep kurajë, duke i kujtuar se edhe ai, në fillimet e tij në Itali, ka bërë pikërisht këtë profesion.

Lexo edhe :  Albana Vokshi: 25 prilli, betejë mes të mirës dhe të keqes, të votojmë numrin 9



Në një bisedë me një tjetër qytetar të kësaj njësie, Agron Shehaj vuri theksin te varfëria, një plagë e madhe e shqiptarëve që e ka burimin pikërisht aty, nga ku duhej të vinin zgjidhjet e problemeve. Ai kujtoi një bisedë në parlament ku flitej për varfërinë. “Më shumë se kudo tjetër flitet aty për varfërinë dhe ju thashë: a e kuptoni se varfëria buron pikërisht këtu, në parlament?”


Në shumë prej takimeve të këtyre ditëve Shehaj ka vënë theksin se vendi ka nevojë për ndryshim ekonomik dhe se kjo mundësi për ndryshim ka një datë konkrete, ditën e zgjedhjeve me 25 prill. “Sipërmarrësit duan mundësi dhe kushte më të mira biznesi, ndërsa njerëzit kërkojnë punë”, thotë Shehaj.


1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas