Aktualitet

Agron Shehaj flet pas debatit me Bashën: Kërkon të shpëtojë karrigen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 25/09/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas debatit që ka zhvilluar brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë e PD-së, ku akuzohej se ai kishte hedhur para për të manipuluar garën brenda PD-së.






Shehaj thotë se debati është manipuluar me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën.


Shehaj thotë se ai i është drejtuar Bashës se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.







Shehaj shkruan me tej se sipas tij axhenda e tyre s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.



“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”– shkruan Shehaj.

LEXO EDHE: 

“Je një hiç, s’jemi në Call Center këtu”, debat mes Shehajt, Bashës dhe Dumës

1


Etiketa: , ,

Pas