Ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj, tregon me shifra se si qeveria ka ngritur një skemë të sofistikuar mashtrimi, ku do të vishen qindra milionë euro në rrugën Milot – Fier.
Në një video të postuar në Facebook, ai tregon se nga 115 kilometra që do të jepet koncesioni, 62 janë ekzistuese.
Ndërkohë që sipas ish-deputetit të PD-së, të përfshirët në këtë aferë korruptive do të përfitojnë 2 miliardë e 415 milionë euro në 35 vite. Kjo do të thotë 69 milionë euro/ vit, 5.75 milionë euro/ muaj, 192 mijë euro/ ditë, 8 mijë euro/ orë, 133 euro/ minutë.
Për Shehajn, po përdoret e njëjta skemë si te DH Albania tek Unaza e Re.
“Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë pasur vetëm një qëllim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastruar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet”, shkroi Shehaj.
Etiketa: agron shehaj, DH Albania, Edi Rama, Milot-Fier, rruga Milot-Fier, unaza e re