Aktualitet

Agron Tanushi pranon vrasjen e kunatës, ja çfarë tha në Gjykatë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 18/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Agron Tanushin, autorin e vrasjes së kunatës së tij, Jetmira Hasani. Tanushi pranoi mesditën e sotme para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.


Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por raportohet se 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi gjithashtu pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.


31-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga Policia, për vrasjen me armë zjarri të kunatës së tij. Jetmira Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti, vëllai i Agron Tanushit, por jetonte në shtëpinë e tyre, në katin e parë.



Prej kohësh Tanushi i kishte thënë asaj të largohej, por ajo vazhdonte jetonte aty. Kësisoj ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të. Në fillim u tha se krimi ndodhi për shkaqe morali, por e gjitha kishte në thelb pronën.


E ndjera ka ndërruar jetë rrugës për në spital.  Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale, ndërsa në momentin e vrasjes viktima ishte së bashku me fëmijën 8 vjeç dhe po zhvendoste sendet nga shtëpia. Si viktima dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje.



Etiketa: , , ,

Pas