Aktualitet

Agueros i mbaron kontrata te City- Barcelona i “bën gati vendin”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 13/05/21 |
mapo.al

Sulmuesi Sergio Aguero, shënuesi më i mirë te Manchester City me 258 gola të realizuar, pas një dekade ka njoftuar, se në fund të sezonit i përfundon kontrata dhe do të largohet nga “Etihad” me parametra zero.






Një nga klubet që ka shprehur interesim për lojtarin argjentinas është edhe Barcelona.


Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, perspektiva e nënshkrimit të Aguero me katalanët, është duke u forcuar gjithnjë e më shumë në mjediset e “Nou Camp”.







Ata pretendojnë, se sulmuesi argjentinas është tepër entuziast për t’u bashkuar me Barcelonën dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë të qartë dëshirën e Sergio Agueros për t’u bashkuar me Messin në Spanjë.



Sipas “Daily Mail”, thuhet se 32-vjeçari argjentinas është i gatshëm të ndërpresë një pjesë të pagës së tij, vetëm për të siguruar lëvizjen drejt klubit katalan.



Barcelona, nga ana e saj, shpreson që ardhja e Aguero do ta bindë Messin të qëndrojë në klub.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas