Letërkëmbimi Mapo-Danas
Nga Mustafa Nano
I dashur Zoran,
Këtë herë, edhe sikur të doja, nuk do mund t’i bëja bisht diskutimit mbi futbollin. Janë disa gjëra që janë bërë bashkë. Më e fundit në kohë është ndeshja Serbi-Zvicër në Botërorin rus, e cila, për arsye jo sportive, u shndërrua në një nga lajmet më të rëndësishme të botës gjatë javës së shkuar. Ne, shqiptarë e serbë, duket se nuk bëjmë dot pa pasur mbi vete reflektorët e medias. Por do t’i kthehem këtij argumenti më poshtë.
Më e para ishte vdekja e Fadil Vokrrit, futbollistit shqiptar, për të cilin flisje edhe ti në letrën tënde të fundit. “Ai ka qenë i vetmi shqiptar i dashur prej serbëve”, shkruante dikush në Prishtinë këto ditë. Si rregull, nëse serbët e duan një gjë, kjo është arsye që shqiptarët ta urrejnë, dhe anasjelltas. Por në këtë rast, kemi një përjashtim të bukur. Fakti që në Serbi u thanë fjalë të mira për Vokrrin, sido që ai ishte kreu i një institucioni të shtetit të Kosovës (Federatës së Futbollit), kapi në befasi shumë shqiptarë.
Përveç këtyre dy ngjarjeve, është edhe kampionati botëror i futbollit, që është festa më e madhe mbi faqe të dheut. Në Shqipëri, jeta e këtyre ditëve vallëzon me ritmin e kësaj ngjarjeje. Të gjitha televizionet e rëndësishme tonat, kombëtare e lokale, kanë ndërtuar programe talk-show që i dedikohen kësaj ngjarjeje. Ja titujt e disa prej këtyre programeve: Magjia 21, Top Arena, Gol 21, Ruleta Ruse, Russia 2018, Fair Play etj. Dhe të mendosh që ne shqiptarët nuk jemi pjesë e kësaj feste. Nuk kemi marrë kurrë pjesë në një kampionat Botëror. Ç’ngjarje e madhe do të ishte për ne sikur një ditë kjo gjë të bëhej e mundur! Ju nuk mund ta kuptoni këtë gjë, pasi jeni mësuar me pjesëmarrjen në Botëror.
Por le të kthehemi te ndeshja Serbi-Zvicër, për të cilën ju, siç më thoje në letrën e fundit, ishit përgatitur si për një “betejë të re të Koshares”. “Përfaqësuesen e Zvicrës do ta mundim bindshëm”, u tha Vuçiçi lojtarëve të kombëtares suaj, teksa po i përcillte në Rusi, dhe ky ishte sinjali i parë i politizimit të një ngjarjeje që ishte thjesht sportive. Për Presidentin Vuçiç, i gjithë Botërori reduktohej te përplasja me shqiptarët e Zvicrës. Ndeshjet e tjera, sidozot ajo me Neymar-in e Co., kalonin në një plan të dytë. Sikur t’ia thoshin Neymar-it këtë gjë, ai me siguri do lëndohej në sedër prej kësaj shpërfilljeje. Dhe ndoshta do të qante. Sepse ai, siç është parë, lotët i derdh për hiç gjë.
Por është e qartë se, edhe sikur të mos kujtohej Vuçiçi për ta politizuar atë ndeshje, do kujtohej dikush tjetër në Tiranë a në Prishtinë. Sepse edhe për ne ishte mjaft ideja që Zvicra e shqiptarëve do të luante me Serbinë për të na bërë që të ndiheshim si pjesë e festës së futbollit. Dhe atë ndeshje mezi e kemi pritur. Ti nuk mund ta përfytyrosh shpërthimin e entuziazmit pas golit të Granit Xhakës, dhe sidomos pas shfaqjes patriotike që ai dhuroi. Pastaj, erdhi hera e Xherdan Shaqirit, që golit të bukur që shënoi iu gëzua në të njëjtën mënyrë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, që është bërë një simbol kombëtar i yni tanimë, është krejt pa faj në këtë histori. Nuk ka në të asnjë ngarkesë shoviniste. Dhe është një gjest i ri (as pesëmbëdhjetë vjet nuk i ka mbushur), që ka ngjitur shumë mes shqiptarëve. Por në atë rrethanë, ishte një gjest i pavend, i tepërt. Për ta thënë me gjuhën e futbollit, ishte një gjest off-side.
Që të jem i sinqertë, unë pata disa ndjesira në këtë rrethanë. Shfaqja jo sportive e dhënë prej Xhakës e Shaqirit m’u duk fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve. Gjëja e parë që u thashë disa miqve, me të cilët po e shihja ndeshjen, ishte: “Po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër”. Roger Köppel, një deputet në parlamentin zviceran, e shprehu ndryshe këtë parehatí: “Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht; m’u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, ia bën mes gulçeve e ofshamave: Oh, oh, oh, Jean-Luc! Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, teksa jam i sigurt se emri im nuk është Jean-Luc”. Këtë ndërhyrje lojcake të këtij deputeti të Zvicrës e mësova nga një shkrim i një kolegut tonë, Enver Robellit, që shkruan nga Zvicra a nga Gjermania. Veçse Robelli i referohej Köppel-it në mënyrë kritike.
Ndjesia e dytë kishte të bënte me faktin që në futbollin e sotëm multietniciteti, më shumë se në çdo fushë tjetër të veprimtarisë njerëzore, është bërë një kulturë mbizotëruese. Zvicra, për arsye që dihen, është ilustrimi më i mirë i kësaj kulture. Dhe brenda këtij vendi, njerëz si Xhaka e Shaqiri do duhej ta mbronin më shumë se kushdo tjetër këtë kulturë të multietnicitetit. Ata janë këta që janë, d.m.th. dy shqiptarë të realizuar në këtë botë, falë kësaj Zvicre të hapur ndaj kulturave të tjera. Sikur të mos ishte kështu, sot do ishin duke luajtur me Hajvalinë e Prishtinës apo me Vllaznimin e Gjakovës, dhe shenjën e shqiponjës dykrenore do ta bënin vetën në tubimet elektorale të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.
Ndjesia e tretë kishte të bënte me një efekt tëhuajëzues (alienues) të këtij gjesti brenda skuadrës zvicerane, ku fare mirë mund të kishte lojtarë me origjinë serbe. Madje unë, i dashur Zoran, u vura të google-ja menjëherë pas ndeshjes në mënyrë që të verifikoja origjinën etnike të lojtarëve zviceranë, emri i të cilëve mbaronte me “iç”. Zbulova atë që prisja/uroja: Asnjëri prej “iç”-ëve nuk ishte me origjinë serbe. Vladimir Petkoviqi dhe Mario Gavranoviqi vijnë prej kroatëve të Bosnjës. Haris Seferoviqi është me orgjinë boshnjake. Ndërsa Josip Dërmiqi është me origjinë kroate. Sikur qoftë edhe njëri prej tyre të ishte me origjinë serbe, Xhakës e Shaqirit nuk do t’u shkonte mendja të festonin në mënyrë “anti-serbe”. Por ndërkohë, ata kanë lënduar plot serbë të tjerë që janë shtetas të Zvicrës, i kanë bërë këta të fundit ta shohin Zvicrën, të paktën për një copë herë, si një vend jo të tyrin. Përsëris, zviceranët bënë shumë mirë që reaguan në këtë rast. Madje, unë prisja të reagonin më shumë, e më fort. Sepse me gjeste të tilla hapet një lojë e pakuptimtë, në mos e rrezikshme. Nesër mund të ndodhë që lojtarë të përfaqësueses zvicerane të jenë katër-pesë serbë, dhe atyre mund t’u shkojë në mendje të festojnë pas shënimit të golit në portën e Shqipërisë a të Kosovës me tre gishtat e ngritur në ajër, duke nderuar në këtë mënyrë historinë e identitetin serb. Si do ndiheshin në këtë rast ata shqiptarë të Zvicrës, apo edhe të Ballkanit, që u ngazëllyen prej gjestit të Xhakës e Shaqirit? Jam i sigurt që do ndiheshin keq. Por ani, do të kujtonin ndoshta rregullin e artë e të moçëm, mbi të cilin është ngritur bashkëjetesa humane në histori (ky rregull i artë gjendet pothuaj në të gjitha kulturat e rëndësishme të botës, e më së shumti i është atribuuar Krishtërimit): Mos ua bëj të tjerëve çfarë do doje që të tjerët të mos ta bënin ty. Në traditën tonë orale, që ka shumë gjëra të përbashkëta me tuajën, kjo maksimë e përbotshme ka mbetur në një trajtë kanosëse, dhe më sintetike: Ça ke ba n’mue, due me ta ba!
Dhe ndjesia e katërt, që është më e rëndësishmja, ka të bëjë me faktin që ajo shfaqje ishte shprehje e një nacionalizmi të vrazhdë e të papërpunuar, që në Zvicër, sidomos në Zvicër, nuk duket me shumë kuptim. Sipas meje, zviceranët, por edhe europianët në përgjithësi, bëjnë gabim që i lejojnë, në ndonjë rast edhe i inkurajojnë, emigrantët e bijtë e emigrantëve të bartin e manifestojnë paragjykime, fanatizma, urrejtje e konflikte që kanë të bëjnë me vendet e kulturat e tyre të origjinës. Rasti më i bujshëm është ai i turqve të Gjermanisë, një pjesë e të cilëve i kanë shndërruar sheshet e Dyseldorfit, Këlnit, Berlinit etj., në skena të teatrit politik turk. Një gjë e tillë nuk është e mirë as për vetë emigrantët, të cilët në këtë mënyrë veç me trup janë në Gjermani. Me mendje mbeten në Turqi, ashtu si Xhaka e Shaqiri, e prindërit e tyre, që me mendje janë në Kosovë. Me shumë gjasë këta dy të fundit, pas ndeshjes, i kanë kushtuar më pak vëmendje jehonës zvicerane të fitores dhe janë fokusuar më shumë te jehona shqiptare e “poshtërimit që ata u bënë serbëve“. Dhe me siguri janë lumturuar me Edi Ramën, që vetëm pak minuta pas ndeshjes, më i ngazëllyer se kurrë, postoi në profilin e tij të facebook-ut fotot e Xhakës e Shaqirit me duart që bënin shqiponjën dykrenore, me presidentin Ilir Meta që e ndoqi ndeshjen në oborrin e Presidencës së bashku me ish-sportistë të shquar, e menjëherë më pas la edhe një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruante se “ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, dhe me dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit”, me Hashim Thaçin që iu dërgoi “urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar”. Presidenti i Kosovës e mbyllte mesazhin me fjalët: “Krenarë me ju, Kosova ju don”. Në një atmosferë disi surreale, Xhaka e Shaqiri u shndërruan në dy heronj kombëtarë. Ata me shumë gjasë nuk kanë marrë ndonjëherë lëvdata sa kanë marrë atë mbrëmje. Dhe lëvdatat nuk u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si sportistë. Jo, u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si patriotë. Të gjithë harruan se para dy vitesh, kur luajti Shqipëria kundër Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian, Xhaka e Shaqiri u bënë tabelë qitjeje e shfrimeve nacionaliste. Ata u shpallën tradhtarë të kombit. Madje, kam frikë se shpërthimi i nervit atdhetar të këtyre të fundit ka lidhje me atë që të thoja në letrën time të fundit: “Futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit; e prandaj bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre”.
Ku behet dhe fshatari i Skraparit politolog dhe globalist, pika qe si bie.
Tema e diskutimit qe ngriti gjesti i lojtareve i beri mire çeshtjes dhe rrit informimin e qytetareve europian dhe boteror per vuajtjet e popullit shqiptar nga regjimi diktatorial serb.
Sepse kushdo qe nuk ka informacion se ku bie Shqiperia dhe Kosova, tani jo vetem e mesoi por mesoj qe mbi kete popull qenka bere dhe masaker. Historia duhet kujtuar se perndryshe harrohet i dashur globalist Muç Nano
Shkrim tipik i komentimit spekulativ ku komentues si Nano thonë gjithçka për çështjen për të cilën flasin përveç për kontekstin e mirëfilltë të asaj që kritikon a propagandon. Çështja e shqiponjës së Xhakës e Shaqirit duhet parë në radhë të parë në kontekstin e reagimit të tyre ndaj fishkëllimave shurdhuese, sharjeve, fyerjeve dhe histerisë raciste të tifozëve serbë e rusë. Ata s’janë as diplomatë as filozofë po futbollistë që s’i tjerrin aq hollë e me nge sjelljet që i bëjnë në stadium. Duke treguar muskujt e simbolet që u pëlqejnë ata u shfrynë ndaj histerisë josportive serbo-ruse.
Tre gishta te serbeve dhe dykrenarja e shqipeve, vetem nje “kozmopolit” mund ti fusi ne nje kontekst te dyja! Tre gishtat jane nga koha e Millosheviqit dhe lufterave te tija dhe te serbeve, kjo e shqipeve ka te beje me kohe shume me te re dhe nuk ka te beje fare me asnje pretendim teritorial apo kercenim ndaj askujt, eshte thjesht simbol i shqipeve kudo qe jane pa asnje konotacion shovinist. Kur mundohesh te nxjerresh paralele midis rracizmit, 30000 duke brohoritur “vraje, preje qe shiptari mos t’ekzistoj”, policia ne zhveshtore te kombetares shqiptare duke kontrolluar lojtaret shqiptare…, kjo eshte imponim tamam serb i narracionit te barabarte ndermjet serbeve dhe shqipeve me kushte te tyre, perbuzja, rracizmi ndaj shqipeve i nenkuptueshem, identiteti dhe simbolet e shqipeve ofenduese!!
Nano ka kohe qe do te beje interesantin me probleme te thekura historike apo aktuale. Por duke e teperuar me protagonizem pervers ne kete rast eshte bere qesharak. Nano harron, ose ben sikur harron, se çdo te thote pervec se entusiazem sportiv, krenari kombetare. Harron vec te tjerave se ç’u kane punuar serbet shqiptareve (kosovareve) jo vetem historikisht, por sidomos ne vitet’ 90, sa qe keto krime monstruoze, sollen nje nderhyrje te paprecedente ate te NATO-s. Dhe Nano ben sikur harron, qe shqiponja me shume se çdo gje per shqiptaret eshte simbol i perkatesise kombetare. Dhe ta tregosh kete simbolikisht, qenka blasfemi, qe na paska prekur ne seder serbet ??!!!…
E ke qa Muc, na hapen barkun, nuk shikojme dot nje ndeshje. Mu be qefi qe u eleminua Zvicra se hajt ti mbaje pastaj. Sporti eshte sport, ska lidhje me politiken. Te gjitha argumentet qe ke dhene qendrojne.
Provokacja. Kënaqësia e të provokuarit duhet të jetë , thjeshtë, një sëmundje mendore e fiksuar mirë dhe që nuk gjen shërim kurrë. Ky lloj tipi nuk duhet fajsuar, sepse është sëmundja që e komandon dhe jo arsyeja, logjika, bonsensi etj. Problem shtylle kurrizore, gjithashtu.
Ne cdo kampionat boteror, ne te gjitha dritaret ne Hamburg, sheh flamuj te shtetve te ndryshme. Ne pune vijne te gjithe me makina ku kane stampuar flamuj magnetike te shteteve qe i perkasin; vetem per te treguar identitetin. Identiteti nuk eshte gje tjeter vetem vetevetja. Vetevetja dhe karakteristikat e etnitetit qe i perket. Mijra e qindramijra shkojne ne stadiume dhe te gjithe shkojne me nje shenje ne balle e faqe, me flamurin kombetar te shteteve te tyre si shenje e indetitetit te cilin i perkasin; po i leme aplikacionet, butaforite e banderolat, shkrimet ne rroba e trup si pjese e indetitetit. Futbolli flet me ngjyra nacionaliste, ka profil dhe indititet nacionalist. Futbolli eshte nje barometer kombetar dhe eshte gjithmone ne konjukture aq sa mund te thuhet qe: Futbolli eshte Religion. Asnje nuk shkon ne kisha ne Europe, po ne stadiume shkojne me qindramijra cdo te diele. Ne ndeshjet kombetare presidente e shteteve takojne ekipin dhe i pompojne me nacionalizem, me indetitet. Gol, gooool dhe cdo gje shperthen ne lumturi kolektive dhe ekstaze. Tronditet nje stadium nga bucima emocionale dhe skenat e perjetimit te emocioneve te golit jane identitet. Golashenuesi ben kryqin si indetitet i krishtere, ose falet si mysliman, ose kercen zamba si brazilian, apo rapa-tamba si afrikan. Te gjithe indetifikohen sipas menyres se tyre. Dhe shqiptaret nuk duhet te indetifikohen me shqiponjen!!! Pse jo?! Dhe ndeshjet kur fillojne fillojne me flamuj e himne kombetare qe jane qe jane indetitet. Tani ne kemi nje kulture 3000mije vjecare me indetitet, fqinjet dhe vetem fqinjet i tmerron lashtesia dhe indetiteti yne. I tmerron dhe klloune si puna jote. Metamorfoza, stili, forma tek ti nuk kane ndodhur brenda nje nate. Ti je ne kerkim si nje prostitute qe i provon te gjitha. Ti je qesharak, je karagjoz, Ti je katundar karagjoz. Ti nuk ndjek moden e qytetarit se nuk je qytetar; jo vetem nga kollarja demode e viteve ´80 po dhe nga kllounizmi snobist qe te bejne krenar per debilitetin e boshesine qe ke. Nuk ka burre none te ta mbushi mendjen per varferine intelektuale e per fodullikun kllounesk e per kete je krenar. O kokrra e katunarit qe nuk behesh kurre qytetar.
E ke huqë krejt o karagjoz! Thua se gjesti me shqiponjën nuk është shovinist, por nga ana tjeter të dhimbsën serbët, edhe ky Zorani, se mos qenkan fyer! Pse te fyhen? Fyerja nga ky gjest është problem i tyre. Mos po u dashka ne ta fshehim identitetin tonë për shkak se ata fyhën!? Reagimi i atyre djelmoshave ishte përgjrgjëja që ata ua dhanë fyerjeve, sharjeve të nënave shqiptare (pra edhe tëndës) dhe të një linqimi të paparë që u bëhëj atyre në mediat serbe. Dhe mos u merakos për reagimet e zvicëranëve. Ata në shumicë i përkrahën, sepse ata nuk janë ballkanas. Ata e respektojnë (me përjashtime të vogla) dëshirën e secilit për ta theksuar origjinën e vet. Ndërsa ti Nano, bashk me shokët e tu serb e grek, e qëbesa edhe shumë shqiptarë, paske mbetë i kapluar në llumin ballkanik, sa do që mundohësh të hiqesh si i moderuar
Ky me të vërtet është psikopat. Vetë Millosheviqi do t’ia kishte lakmi. Njeri i sëmur. Cfarë logjike abstrakte? përdor ky në këtë shkrim. Ky njeri i sëmur ka fatin që jeton në mes njerzëve aspak nacionalist (por patroit, dorën në zemër). Po të shkruante ndonjë britanik,skandinav,francez etj,kështu për popullin e vet jam i sigurtë se nuk do të mund të lëvizte lirëshëm në vendin përkatës. Si qenka festimi i k´tyre djemëve fyes për zvicërranët. Cfarë do ishte fyese për ne shqiptarët nëse një islandez të shënoj gol për kombëtaren tonë dhe të vendosë helmeten vikinge me dy brinjë në kokë përderisa ai mbron ngjyrat kuq e zi?. Cfarë ka fyese nëse një doktorë i huaj, emigrant, mjekon me sukses një pacient vendas dhe do ti thonte në gjuhen e tij amëtare ” të uroj shërim të shpejtë”?. Në këtë rast vetë pacienti do ta falemenderonte në gjuhën e tij. Mu këtë e bën vet zvicranët shqiponjën në shenjë falemenderimit. Sa herë që shënojn gol dy representueset suedeze në futboll, me origjin shqiptare, bëjn shqiponjën. Disa nga bashkëlojtaret tjera bëjn atë edhe vet dhe i gëzohen gollit. Cfarë të keqe ka nëse ky Muco e godit murin me kokë dhe pastaj heq fanellen dhe tregon se vjen nga Skrapari.
Ky njeri i sëmur nuk ka aspak frikë se mund të ngrihet padi ndaj tij për fyerjen që ju ban dy djemëve që kan të drejtë jo ndërkombtare po edhe natyrore të shpalosin identitetin e tyre përmes simboleve.Pra një nga të drejtat themelore të njeriut. Nga merr ky të drejt të kërkoj falje ( duke poshtruar simbolet e një populli – shqipëtarë) ndaj një pjestari të një populli që ka ushtru dhunë kundër popujve tjerë në Gadishull Ilirik.,për shprehjen e simboleve kombtare?. Ky njeri mundohet të paraqitet si njeri i dijshëm përpara një Zorrani duke na paraqitur ne shqipëtarëve të tjerë si të padijshëm, egërsira. Don ti tregoj një serbi se sa demokrat ashtë dhe si shqipëtar¨ndryshon nga të tjerët.He more Muco po të ishe ti në perëndim dhe të shprehesh kështu do të të kishin bo që as none bab,moter e vlla, e as gru,fëmij e shokë nuk do të kishin mujt me të identifiku.
Ky i sëmur nga dëshira flakët për ti treguar serbit se është aq human (e i gjori nuk din që Zorrani qesh me këtë budallaki të tij) sa ka të drejtë ta përdhunos vetë njerzt që e rrethojn dhe me të cilët asht rritë e ka hanger bukë me ta, shumë gëzime e hidhërime edhe i ka nda. O i sëmur, nuk di ti se cka asht të jesh humanist. Nuk ke as rreth dhe as një xixë në shpirt të një humanisti. Një humanist as që mirret me kritika ndaj individëve të veqant e aq më pak me një grupacion. Ata shohin e veprojin në mënyrë që për ty është e pakapshme, pothuajse abstrakte.
O Muco e di ti se cka është më e keqja për një njeri të sëmur si ti?, do jen gjithmon të fundit që kuptojn se jan të sëmur – po që se arrijn ndonjëher ta kuptojn.