Aktualitet

Ahmetaj merr fjalën, Alibeaj afrohet, truprojat rrethojnë foltoren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 16/09/21 |
mapo.al

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, seanca pleanre ka vijuar me fjalën e deputetëve demokratë dhe socialistë duke qenë se kryedemokrati Lulzim Basha refuzon të flasë pa praninë e Ramës.






Në momentin kur fjalën e mori zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është afruar pranë foltores duke penguar fjalën e tij.


Kjo ka bërë që garda të rrethojë foltoren për të shmangur një incident të mundshëm në seancën e sotme plenare. Më pas Ahmetaj është ulur në e vendin e tij duke i lënë vendin Alibeajt i cili ka bllokuar foltoren për disa minuta.







“Nuk e di a ishit këtu. A e dëgjuat kryeministrin. Ai ka dhënë mundësinë që ju të jeni në respekt të rregullores duke ruajtur të drejtat. Të paktën respekto rregulloren. Po të kujtoi se çfarë debati dje në konferencë. Është çështje për mënyrën se si ju drejtoni këtë seancë”, tha ai.

Lexo edhe :  Basha dhe deputetët e PD braktisin Kuvendin, i ndjek edhe Berisha (VIDEO)


Në fjalën e tij, Alibeaj tha se po kërkon vetëm të drejtën e fjalës, ndërsa shtoi se kryeministri sot ka thënë vetëm broçkulla. Seanca u ndëpre sërish për 10 minuta.



32


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas