Aktualitet

Ahmetaj: Nuk do prekim pensionet, ne sapo i rritëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 30/04/20 |
mapo.al

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ngarkuar për të menaxhuar situatën financiare gjatë koronavirusit ka deklaruar se qeveria nuk ka ndërmend të ulë pensionet ndërsa theksoi se ka pensionet suplementare për ish-politikanë që marrin shumëfishin e shifrës që merr një qytetar i thjeshtë.


“Ne nuk kemi ndërmend të prekim pensionet e askujt, por ne sapo i rritëm dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Pastaj ka pensione suplementare dhe ka ish dhe ish ish-deputetët që marrin 4-fishin e asaj që merr një familje normale.


Sa i përket ndihmave financiare mjafton të shkosh në terren dhe të shohësh kush është ndihmuar. Sa i përket paketave duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Kemi 2.45 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi paketën e parë ku janë shërbyer bizneset e mbyllura me urdhër të qeverisë 6.5 mld lekë.


7 mld lekë për bizneset e mbyllura. Rritje e investimeve 2 mld lekë. zero tatim fitimi për biznesin e vogël. Të gjitha vendet e rajonit kanë ndjekur të njëjtën strategji”, u shpreh Ahmetaj.



Etiketa: , , , ,

Pas