Është kaluar një draft marrëveshje me Italinë, për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh mes të tjerash se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi.
Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.
“Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi. Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile” tha ministri Ahmetaj.
Sakaq, me qëllim për të investuar në sektorët prioritarë të ekonomisë, Shqipëria vazhdon të rrisë nivelin e borxhit të jashtëm.