Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka bërë të ditur sot gjatë një konference për mediat, se do të hiqen taksat për bizneset e vogla, me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh. Ai theksoi se bëhet fjalë jetësimin e një plani kombëtar 2030.
“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekt konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030. Siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat.
Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar”, -tha Ahmetaj.
Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama pohoi se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.