Aktualitet

Ahmetaj: Zeruam taksën për biznesin, programi i PD është variant i Sudes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 08/02/21 |
mapo.al

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka sulmuar nga Kuvendi programin ekonomik të PD duke e krahasuar me Suden e firmave piramidale.






Ahmetaj thotë se me programin e PD Shqipëria falimenton që në vitin e dytë, pasi i hiqen shqiptarëve nga buxheti 590 milionë dollarë.


Ai thekson se taksa e sheshtë është shkatërruese, ndërsa me skemën e PD për të ulur kontributet shoqërore e shëndetësore, nga ana tjetër 650 mijë pensionistë rrezikojnë të ngelen pa lekë.







“Filozofinë, sistemin fiskal. Vjen teoria nga ana tjetër, konfuzion. Diferenca është filozofike, ideologjike dhe shpirtërore. Jo pa qëllim vendosëm taksën progresive. Shumë mund të pyesin çfarë është, ka 8 vite që e kanë shijuar në shtëpinë e tyre. Është liria nga barra fiskale, e qytetarëve me të ardhura të ulëta. 960 milionë dollarë në këto vite që kanë kaluar tek këta qytetarë dhe familje. Taksa 0 dhe taksa progresive është themeli i mandatit të treë.




Psikologjia e futur nga taksa progresive dhe 0 taksë për biznesin e vogël. Sigurisht mund të helmojmë sa të duash mendje, por në përgjegjshmëri përball shqiptarëve duhet parë se çfarë ka ndodhur në biznesin e vogël. Vijnë dhe duan t’i vendosin 20 mln dollarë taksa. Shqiptarët nuk janë budallenj.



Biznesi i vogël nuk paguan taksë. Pyetja do qëndrojë mbi kokë. Cila është arsyeja që 590 milion dollarë të ikin nga buxheti, dhe të shkojnë tek ata që i quan oligarkë.

Në anën tjetër po në aspektin e përgjegjshmërisë vitin e dytë me këtë program shqipëria falimenton. Thanë do ulin kontributin, Shqipëria e ka më të ultin aktualisht në rajon. S’ka format më të ulët se ky i joni. Ulja është lajthitje fiskalo-elektorale në dëm të pensionistëve. Defiçiti i skemës së pensioneve të shkojë gati në 800 mln dollarë, dhe 650 mijë qytetarë shqiptarë të rrezikojnë të ngelen pa pension.

Këtu nuk po llogaris rritjen hipotetike me minimalisht 5%. Është tallje. E mban mend atë parrullën me ne fitojnë të gjithë të PD, dhe përfunduan tek Sudja. Programi tregon se Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë.

Thonë do paguajmë libra. Të nderuar qytetarë shqiptarë ju e dini që ne paguajmë libra. A ësthë serioze që vjen një parti politike që ka 1 vit e gjysmë që ka menduar për programin, por vjen edhe thotë programin e Sudes ‘’Me ne fitojnë të gjithë’’.

Pra programi tregon përgjegjshmërinë e një partie politike përballe qytetarëve të vet. Ajo që ne themi punë jo gjumë, ka në themel orët e punës. Programi i PD nuk është program, por variant i Sudes, me ne të gjithë fitojnë”– tha Ahmetaj.

1


Etiketa:

Pas