KMR

Ai e shëroi nga kanceri, 42-vjeçari bën tatto portretin e mjekut ‘hero’






               Publikuar në : 18:59 - 28/11/18 |
mapo.al

Nano Salguero, 42 vjeç, i cili jeton në një fshat në provincën e Kordobës në Argjentinë, zbuloi se kishte kancer në zorrën e trashë. Sipas gazetës argjentinase ‘La Voz’, doktori i tij e kishte këshilluar atë të shkonte në qytet.


Dhe ai u paraqit në spitalin Clinicas në Cordoba, ku u takua më Paul Lada, mjek onkolog, i cili e diagnostikoi atë me sëmundjen. 42-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjik emergjent dhe fatmirësisht ia doli të shpëtojë nga kanceri.

Pas operacionit të suksesshëm, Nano Salguero vendosi të falënderojë kirurgun i cili shpëtoi jetën në mënyrën e vet. Ai vulosi përjetë në shpinën e tij fytyrën e mjekut sëbashku me fasadën e spitalit ku kreu operacionin. Për realizimin e tatuazhit, 42-vjeçarit iu desh një punë dy mojore.


Etiketa: , , , ,

Pas