ShowBiz

“Ai ia doli!”/ Ja për kë krenohet Rita Ora (Video+Foto)






               Publikuar në : 16:07 - 12/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora nuk mundi dot të ishte fizikisht në festën e diplomimit të të vëllait. E megjithatë, nuk ka munguar përkrahja nga ana e saj. Përmes një postimi në “Instagram”, ku shihet momenti kur i vëllai merr në dorë diplomën, Rita e ka uruar publikisht. “Motër krenare! Je personi im i vogël i preferuar, por jo më një person i vogël”-ka shkruar Rita. “Ai ia doli”-ka vijuar më tej ajo.


 

Doni u shoqërua në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij nga pjesa tjetër e familjes. E ëma, Vera Ora  nuk ka ngurruar të postojë një foto ku i shpreh urimin e saj për diplomimin. Edhe e motra, Elena, ka pozuar përkrah të diplomuarit dhe ashtu sikurse Rita, i ka shprehur publikisht krenarinë që ndjen për të.

<
>
65176766_147834986284297_7100547725843886222_n-910x1024 65312018_142276203534656_1665964524032637839_n-819x1024


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas