Air Albania do të lidhë Athinën me Tiranën me katër fluturime në javë – çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të dielë, njoftoi kompania e vetme ajrore shqiptare të premten.
“Kompania tregon përkushtim të madh ndaj traditave dhe vlerave shqiptare, duke pasuruar produktin me përfitime të konsiderueshme, duke ofruar çmime tërheqëse dhe komoditete të veçanta për të gjithë klientët e saj”, thuhet në njoftim.
Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht vendimin e Air Albania.
Transportuesi kombëtar i Shqipërisë fluturon drejt Stambollit në bashkëpunim me Turkish Airlines dhe prej andej drejt destinacioneve në mbarë botën. Air Albania fluturon gjithashtu në Romë, Milano, Bolonja, Piza, Bergamo, Verona, Cyrih, Bazel, Londër, Dyseldorf dhe deri në fund të vitit 2022 do të fluturojë në shumë destinacione të tjera.
Linja ajrore ka zgjedhur Goldair si GSA të saj në Greqi. Roli i Goldair është të ndërtojë pozicionin e fortë të Air Albania në rajon, duke kryer aktivitete biznesi efektive dhe strategjike që rrisin njohjen e markës Air Albania dhe optimizojnë rritjen e të ardhurave nga udhëtimet e saj në Greqi.