Tuesday, June 28, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Air Albania’ shkeli MSA-në? Pas deputetit holandez, vjen letra e eurodeputetit

by mapo.al
13/02/2019
in Kryesore, Politika
2

Avioni ‘Lasgushi’ i kompanisë Air Albania, që u paralajmërua nga mediat e huaja si një sipërmarrje fantazmë, mund të jetë duke bërë xhiro në Tiranë e Stamboll.

Por në Perëndim po shtohen zërat se krijimi i kësaj kompanie dhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Para disa javësh ishte deputeti holandez, Dieter Omtzigt, që ka ngritur dyshime mbi tenderin e Aeroportit të Vlorës dhe Air Albania. Ai i dërgoi 8 pyetjet e mëposhtme qeverisë holandeze:

  1. A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkowska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë  për tre kompani turke  pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
  2. A e dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?
  3. Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?
  4. A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
  5. Si e shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)? A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?
  6. Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?
  7. A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria  nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?
  8. A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

Pas tij, ka ardhur sot edhe një reagim nga Austria. Deputeti i Parlamentit Evropian, Paul Ruebig, i ka dërguar një letër përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini.

LETRA E PLOTË

Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri, kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste, përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur: po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?
– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?

Foto-Video/ Paralajmëroi Mapo, mbërrin në Rinas Lasgushi

Tags: aeroporti i VlorësAir AlbaniaBEletramsaPaul Ruebig

JU SUGJEROJME

Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë
Editorial

Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë

27/06/2022
Cikli i refklesioneve nga Erl Kodra/ Shumica e qytetarëve nuk e duan, por si mund të rrëzohet Rama pa një opozitë?!
Kryesore

Cikli i refklesioneve nga Erl Kodra/ Shumica e qytetarëve nuk e duan, por si mund të rrëzohet Rama pa një opozitë?!

27/06/2022
Rama ‘motivon’ maturantët: Pa doktoraturë dhe pa master, një diplomë ‘bojaxhiu’ kam
Kryesore

Rama ‘motivon’ maturantët: Pa doktoraturë dhe pa master, një diplomë ‘bojaxhiu’ kam

27/06/2022
EMRAT/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë (dy zv.drejtorë)
Aktualitet

EMRAT/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë (dy zv.drejtorë)

27/06/2022
Next Post
Dy kamionë me drogë kapen në Kapshticë, policia: Po e peshojmë

Dy kamionë me drogë kapen në Kapshticë, policia: Po e peshojmë

Comments 2

  1. Martin says:
    3 years ago

    BEja le te vazhdoje te mbeshtese Ramen se vetem shqiptaret humbin dhe varferohen. Por,…Europa do i kete nje borxh te madh shqiptareve qe mund t’ia kthejne reston heret a vone me menyra te ndryshme.

  2. Sovraniteti i kufizuar, interesst e shqiptareve. says:
    3 years ago

    Aeroportu i vlores eshte ne interes te sjqiptareve dhe tashme eshte i vonuar. Le te behet me paret e shqiptareve. Hollandezet le te bejne ftesen , e athere shqiptaret te respektojne MSA ne .

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Shiste duhan kontrabandë, pranga pronarit të Exchange-it në Durrës
  • “Si në kohën e skllavërisë”, shfrytëzimi i të burgosurve në Bjellorusi
  • Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë
  • Cikli i refklesioneve nga Erl Kodra/ Shumica e qytetarëve nuk e duan, por si mund të rrëzohet Rama pa një opozitë?!
  • Thyen rekord/ ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të 4 në moshën 91-vjeçare



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In