Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Air Albania zhduket përsëri

by mapo.al
14/03/2019
in Ekonomi, Kryesore
0

Premtimi i ministres Belinda Balluku për marrjen e licencës brenda 10 ditëve është tejkaluar prej një muaji, ndërkohë që dhe fluturimet Tiranë-Stamboll avioni me emrin Air Albania i bën nën emrin e Turkish Airlines

Air Albania zhduket përsëri. Linja ajrore nën emrin shqiptar që sipas premtimeve të qeverisë Rama do të ngrihej në qiell disa muaj më parë vijon të jetë një fantazmë. Pas prezantimit me bujë në verën e vitit që shkoi të avionit të parë, i cili bëri disa udhëtime provë Tiranë-Stamboll avioni u parkua në Turqi për të pritur licencimin.



Tetori 2018 si afati i vendosur nga kryeministri Edi Rama për të nisur fluturimet “fluturoi” para avion duke lënë shumë pikëpyetje për ecurinë e kësaj kompanie.

Por sapo mediat nisën të hedhin dyshime për problemet në licencimin e kësaj kompanie ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku doli në Rinas pranë avionit me mbishkrimin Air Albania dhe deklaroi se për 10 ditë do të merrej licenca e fluturimit.

Balluku njoftoi firmosjen e marrëveshjes financiare, mes qeverisë shqiptare dhe  kompanisë Turkish Airlines dhe premtoi se  “Air Albania ka kaluar nëpër fazat që kërkohet për t’u certifikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për certifikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile, gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve”. Ishte data 15 shkurt kur u bë kjo deklaratë dhe akoma kjo kompani nuk e ka marrë licencën e fluturimeve as për fluturimet drejt Turqisë, ku është e vendosur dhe kompania mëmë Turkish Airlines.  Disa fluturime që avioni Air Albania ka bërë i ka pajisur qytetarët shqiptarë me bileta që mbajnë mbishkrimin Turkish Airlines.

Problemet me certifikimin, çfarë nuk thotë Balluku

Balluku, ish-drejtoreshë e Albcontrol, kompani shtetërore shqiptare që është aksionere në kompaninë Air Albania tha se kësaj kompanie i duheshin vetëm 10 ditë për t’u certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Gazeta MAPO prej disa javësh është në pritje të një interviste me drejtorin e këtij autoriteti, Krislen Kerri,  por nuk ka marrë akoma përgjigje.

Ndërkohë burime pranë Aviacionit Civil i thanë MAPO-s se procesi i certifikimit mund të kërkojë 1 deri në 3 vite kohë. Për të plotësuar të gjitha kriteret e licencimit kompanisë i duhet shumë punë administrative. Së pari, duhet të plotësojë dhe dorëzojë disa manuale fluturimi që prej 1-2 mijë faqe secili. Edhe nëse autoriteti shqiptar do të kishte “vullnetin” për t’i përshpejtuar këta hapa do të ishte e kotë pasi çdo certifikim duhet të kalojë në zyrat europiane, ku nuk hyn në punë as vullneti politik i Ramës e Ballukut dhe as emri prestigjioz i Turkish Airlines.

Pavarësisht afateve publike të tyre që janë tejkaluar kompania shtetërore ajrore nuk është pajisur akoma me lejen e fluturimeve, përveç fluturimeve dhuratë që ofroi qeveria në verë si pjesë e promovimit të saj.

Tags: Air AlbaniakompaniaTurkish Airlineszhdukja

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Pse bien avionët Boeing 737 Max? Ja mjeti ‘i rrezikshëm’ në Rinas

Mjeti ‘i rrezikshëm’ në Rinas, Aviacioni Civil lë pas dore sigurinë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In