Aktualitet

Ajax-i “i dhuron” kualifikimin Liverpool-it, Romero shpëton Atalanta-n









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:07 - 01/12/20 |
mapo.al

Liverpool ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League dhe vendin e parë në Grupin D pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Ajax-it.



Një fitore që ka ardhur në minutën e 58-të falë një goli të Jones, i cili është ndihmuar edhe nga një dalje e gabuar e portierit Onana.


Të Kuqtë kryesojnë grupin me 12 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i fazës me grupe.




Në vendin e dytë pozicionohet Atalanta me tetë pikë, një më shumë se Ajax-i, skuadër me të cilën do të luajë për të siguruar kualifikimin në javën e fundit.



Gjimshiti me shokë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Midtjylland-it. Miqtë kanë kaluar në avantazh me një predhë të Scholz në minutën e 13-të, ndërsa zikaltrit kanë barazuar në minutën e 79-të me një gol të bukur me kokë nga Romero.


1


Etiketa: , , ,

Pas