Ajax thjesht nuk ndalet. Ekipi më befasues i Champions League në këtë sezon, po dominon ndeshjen ndaj Tottenham në fushën e londinezëve, me një lehtësi të frikshme. Në minutën e 15 pas një kombinimi perfekt në zonë, vjen dhe goli i Van de Beek. Momentalisht Ajax udhëheq edhe me atë cfarë po bën në fushë, ku të rinjtë e ekipit të Amsterdamit shfaqen të qetë, të sigurtë dhe dominues.