ShowBizz

“Ajo është”/ Xherahu zbulon arsyen e bashkëpunimit me Delindën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 19/06/19 |
ro ot

Delinda Disha dhe Devis Xherahu ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “A më dëgjon”. Ky ishte realizimi i parë që e solli aktoren e njohur të humorit në rolin e këngëtares dhe protagonistes së një videoklipi, por ja që e gjitha ishte një rastësi. Devis tregoi se nuk e kishte në plan një bashkëpunim me Delindën dhe se ideja i lindi gjatë një koncerti ku ishin të dy të ftuar.






“Kemi qenë në një koncert fundviti dhe nuk e dija që do vinte Delinda. Ishin rreth 500-600 veta, që pas 3-4 orësh kishin kthyer disa gota e unë me muzikë i kisha ngritur në ajër. Për një moment mendova si do ia dilte ajo me ata 600 veta, si do e merrnin vëmendjen e saj. Sa u fut Delinda shoh që të gjithë po e dëgjonin dhe po qeshnin. Ishin të gjithë të vëmendshëm. Aty më lindi ideja mua dhe thashë “Ajo është”, tha këngëtari.


Ndërkohë vetë Delinda u shpreh shumë e lumtur nga bashkëpunimi, duke e konsideruar një eksperiencë shumë të bukur e të veçantë, por që për momentin nuk e sheh veten me plane të reja në muzikë.







1







Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas