“Kam tradhtuar të dashurën time me një vajzë që punonte me të, por unë nuk e dija në atë kohë. Kjo ishte goditje ime e fundit për të, e tani kam frikë ta humbas”.
Kështu i shkruan një i ri psikologes të “The Sun”, i cili i tregon se me të dashurën janë njohur në gjimnaz kur ai ishte 17 vjeç dhe ajo 15. Kjo e fundit nuk pranonte të bënte seks para martese, e një gjë e tillë e shtynte djalin që ta tradhtonte.
“Ajo ishte e virgjër dhe nuk donte seks deri sa të martohej. U ndamë për një vit dhe kryeja marrëdhënie me vajza të tjera. Kur ajo bëri 18 vjeçe ne u ribashkuam, por ajo ende mendonte njësoj rreth seksit”, tregon ai.
“Problemi qëndronte se sa herë dilja me miqtë, përfundoja në shtrat me një femër. Një natë takova një vajzë në klub. Ajo ishte rreth moshës sime. Shkuam te shtëpia e saj. Pas disa ditësh e dashura më thotë se e dinte se çfarë kam bërë. Rezultoi se vajza me të cilën e kisha tradhtuar punonte me të. Ajo i kishte treguar rreth një takimi në klub dhe i kishte folur për një tatuazh të çuditshëm. E dashura ime e ka njohur menjëherë. Fillimisht nuk e pranova, por më pas duhej t’i thosha të vërtetën. Në ato momente ajo u ndie shumë keq. Shkatërrova besimin dhe sinqeritetin e saj. E pashë teksa qante pafund. Pashë vajzën më të ëmbël që njihja të bëhej e egër. Ajo u nda nga unë, pasi nuk isha burri që ajo mendonte se isha. Ajo më tha se nuk mund të më besonte. E urrej veten time për çfarë kam bërë, ndihem fajtor që kam vrarë dikë që e doja shumë. Kanë kaluar 2 vite, e tani që jam 25 vjeç ndjej se nuk jam burri që gjithmonë doja të isha”, shkruan në letrën dërguar psikologes.
Kjo e fundit i përgjigjet: Keni tradhtuar në mënyrë të tmerrshme të dashurën në të kaluarën, por keni mësuar nga gabimet. Imagjino sikur një shok i juaji t’ju tregonte këtë histori, ju do i thoshit se ka bërë një gabim shumë të madh, por gjithashtu do i këshillonit që ai të kujdesej për veten dhe që të ecte para duke gjetur dashurinë e jetës, por këtë herë pa e tradhtuar.
Mos u fokuso te çfarë ke humbur, por shiko përpara se si të krijosh një jetë të re sociale jashtë klubeve ku mund të dehesh e të përfundosh duke tradhtuar.