Aktori i mirënjohur i humorit, Julian Deda, ka treguar gjithmonë se është tepër i lidhur me familjen e tij.
Në llogarinë e Julit në Instagram, përveç momenteve nga puna shohim shpesh edhe poza me familjarët apo dedikime të shumta për ta.
Lidhja e gjakut është pika e tij e dobët dhe këtë e ka treguar edhe sot, teksa i ka uruar ditëlindjen mbesës së tij, Emës.
Aktori ka ndarë në profilin e tij një foto të vogëlushes lozonjare, të cilës i shpreh urimin më të ëmbël për ditëlindje.
“Ajo me therret Xhaxha Luli, une e therras Ema xhaxha. Ajo me do shume, une e dua edhe me shume. Ajo ka ditelindjen, une kam gezim.
U befsh 100 vjeçe mbesa ime, shoqja ime, zemra ime. Zoti te bekofte moj Ema Deda! Te du fort.”– shkruan Juli krahas fotos.
View this post on Instagram
Çfarë bie në sy është fakti që mbesa e tij ka ngjashmëri të madhe me aktorin dhe duket se e gjithë familja ka trashëguar tiparet e bukura dhe sytë me ngjyrë që i karakterizojnë.