Kryesore

Ajo lundër ka futur ujë o kapiten!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 08/01/21 |
Mapo.al

Kur ishte në opozitë, Edi Rama ka ndërmarrë jo pak aksione që kanë mbetur të fiksuara në disa foto ku kinse ai shfaqet i shqetësuar, i vrenjtur, si për të thënë, që sapo të vij unë në pushtet, kjo s’do ndodhë më.



Ashtu është imazhi i shefit të rilindjes tek lundron në një varkë të vogël fshatarësh ujërave të bollshme në zonën e Shkodrës, pasi shirat e shumta kishin sjellë dalldi të Drinit dhe Bunës.


Si njohës i ngjyrave dhe efekteve, me atë çast historik të ngulitur në celuloid, Rama diçka ka shpallur, ka folur prerë.



Që me atë në krye, ujërat s’do të merrnin më para, të mbjellat, pasuritë dhe gjënë e gjallë të shqiptarëve.



Sot jemi në vitin e 8 të qeverisjes.


Të paktën 8 herë është përmbytur vendi, edhe më keq se në atë resmen biblike të Ramës.

Sepse vendi shkon nën ujë çdo vit. E për dreq edhe lungomarja, krenaria më e madhe e Kryeministrit.

Kjo nuk do të thotë aspak se ndokush besonte tek vetitë mbinjerëzore të Ramës, as që ai do të bëhej me votën e njerëzve zot i lumenjve apo shirave. Larg qoftë të qe Poseidon, se mund ta sillte hera që në vend se ti lutej Nasipit fjala vjen për një teke raki, ti çonte atij një rrufe apo dallgë për ta bindur.

Lexo edhe :  Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës!

Me Ramën në pushtet shtrëngatat nuk do të mungonin, as do reduktoheshin.

Po të paktën, çfarë qeveria mund të bëjë në tokë, premtimin e atij shikimi të vrenjtur në atë lundër, kur qeveriste Saliu, do të duhej ta kishim parë e prekur.

8 përmbytje në 8 vite flasin shumë për një qeveri, e sidomos për dikë që bërtiste se ndryshe do ishin punët.

Thelbi është që, fasada, ngjyrat, qendismat mund të bëjnë punë deri diku, për të nanuritur ëndrra militantësh apo për të manipuluar mendje njerëzish emocionalë.

Por ato nuk hyjnë fare në punë kur zemërohet qielli. I merr propagandat rrebeshi dhe i ngulfat në llucë.

E nxjerr së andejmi një prej të vërtetave.

Që Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar jetën e dhjetra mijë njerëzve që kërcënohen në mënyrë periodike nga vërshimi i ujërave.

Në një situatë dhe vend normal, një vrimë si kjo do të mjaftonte për të hedhur në tokë gjithë pëlhurën e mashtrimeve të një qeverie.

Anija i ka futur ujë ngado kapiten Ramës, po ai thjesht spo e kupton, derisa në ditën e votimit, qytetarët t’i thonë; zbrit!


Etiketa: , , ,

Pas