Ndoshta nuk është ndonjë koincidencë që Macy’s, i pari supermarket modern në SHBA dhe në një pikë edhe më i madhi në botë- ishte i pari në histori që punësoi një grua si drejtoreshë ekzekutive.
Ishte Margaret Getchell që e ndryshoi konceptin e blerjes.
Kur ishte 22 vjeç, ajo nisi punë në këtë dyqan, i cili në atë kohë shiste vetëm shirita dhe dantella.
Por shumë shpejt befasoi pronarin me idetë e saj inovative për shitjen.
Katër vjet më vonë, ajo u ngrit në postin e drejtoreshës dhe këtu erdhi edhe bumi.
Dyqani u shndërrua nga një vend që bënte 11.6 dollarë në ditë shitje, në një supermarket, i cili kishte 1 milionë dollarë shitje vjetore në vitin 1869.
Ishte ideja e saj që aty të shiteshin rroba, kapele, bizhuteri, madje edhe ushqime, lodra e mallra shtëpiakë, që solli ndryshimin.
Ajo u bë e famshme për konceptin e vitrinave të mëdha dhe interesante.
Ajo ishte e para që instaloi aty një shatërvan me soda për klientët e etyr.
Getchell ishte e mrekullueshme me numrat.
Asaj i mungonte një sy, pasi kishte pësuar një aksident kur ishte fëmijë.
Në vitin 1869, ajo u martua me Abiel La Forge, mikun e djalit të zotit Macy, që më vonë u bë partner për dyqanin.
Getchell pati një jetë të shkurtër, ajo vdiq nga zemra në moshën 38- vjeçare.
Tani Macy’s ka 850 dyqane në SHBA, Havai dhe Porto Riko dhe të ardhura prej 27.7 miliardë dollarë në një vit.
Nga 11 liderët ekzekutivë që ka pasur, 3 kanë qenë femra.