Aktualitet

Ajola Xoxa fillon punë në OST me superpagë, PD: Babëzia e Erion Veliajt nuk njeh kufi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 21/02/20 |
mapo.al

Pas denoncimit të bërë publik ditën e sotme nga Boldnews.al, për punësimin e bashkëshortes së Erjon Veliajt, Ajola Xoxa, si këshilltare e Jashtme në Operatorin e Sistemit të Transmetim, ka ardhur dhe reagimi i fortë i Partisë Demokratike.


Duke iu referuar informacionit të Boldnews.al, PD me anë të Ervin Minarollit, shkruan se babëzia e Veliajt ka arritur kulmin, pasi ai nuk po ndihet më i ngopur nga miliona eurot që firmos për lejet e ndërtimit dhe koncensionet, por kërkon të fusë duart edhe në fondet e pagave shtetërore.



Sipas PD, bashkëshortja e Veliajt Ajola Xoxa nuk ka asnjë aftësi ndryshe nga juristët e tjerë për të mbajtur një post si këshilltare e jashtme të OST dhe për të marrë mbi 1.2 milionë lekë të vjetra në muaj rrogë, por i përfiton këto vetëm se është bashkëshortja e Veliajt.


Deklarata e PD:

Babëzia e Erion Veliajt nuk ka fund! Nuk e ngopin lejet e ndërtimit, nuk e ngopin tenderat qindra milionë euro, nuk e ngopin koncesionet që firmos, por do që të përfitojë edhe nga fondi i pagave të kompanive shtetërore.

Media online Boldnews zbuloi sot se Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës,  ka nisur punë si këshilltare e jashtme në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes me një rrogë shumë te lartë prej 1 milion e 200 mijë lekë në muaj. Emërimi i saj është bërë nga ish drejtori i Policisë Bashkiake të Erion Veliajt, i cili tani është në krye të një prej kompanive më të rëndësishme shtetërore, OST-së, që qarkullon rreth 40 milionë euro në vit.

Askush nuk e beson që Ajola Xoxa është aty për aftësi të veçanta dhe mund të japë këshilla më të mira sesa ndonjë jurist tjetër. Ku vë dorë Erion Veliaj, diçka ka për t’u vjedhur!


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas