Kryesore

Akademia e Shkencave: Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj virusit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 30/12/20 |
mapo.al

Akademia e Shkencave në vendin tonë ka bërë një studim për epideminë mbi gjendjen e imunitetit të popullatës 10 muaj pas shpërthimit të koronavirusit.






Duke prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit, rezulton se në popullatën e Tiranës është krijuar imunitet rreth 50%.


Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Komitetit për vaksinën COVID si dhe nga akademiku Alban Ylli.







Kujtojmë që 5 muaj më parë, në studimin fillestar të Akademisë së Shkencave, imuniteti ishte në shifrën 6-7% (muaji qershor).



Sipas mjekut Sulçebe, popullata e Tiranës ka rritur ndjeshëm imunitetin ndaj virusit vdekjeprurës, përhapja e të cilit në kryeqytet tashmë ka rënë.



Imunologu bëri të ditur se studimi është ndarë në tre faza, ku në fund të mbylljes në ishim në nivel thuajse zero të antitrupave në qytet, ndërsa situata ndryshoi në fund të qershorit.

U përzgjodhën popullata që mbulojnë disa qendra shëndetësore. Këto qendra mbulojnë një popullsi rreth 258 mijë banorë. Rezultati i kampionimit të kësaj popullate që u bë në 264 individë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, ishte që pozitiviteti i përgjigjes imunitar, i gjurmimit të antitrupave në këtë popullatë, ishte 6,4 përqind. Kjo ishte në fund të qershorit të këtij viti”, tha ai.

Lexo edhe :  Rama: Pa Merkel, Ballkani s'do ishte njësoj, për detin e diellin jemi përpara BE

Më interesante është faza e tretë e mbyllur në fund të vitit, ku ka rezultuar se gati 50 përqind e qytetarëve kanë krijuar antitrupa.

“Në fund të këtij viti, ne aplikuam fazën e tjetër të studimit seroepidemiologjik, i cili u realizua pi në ato qendra shëndetësore. Kampionimi këtë herë ishte në 817 individë, të cilët përfaqësojnë statistikisht popullatën kampion të këtyre lagjeve që mbulojnë 258 mijë banorë. Në 812 individë të testuar dolën pozitivë me antitrupa 405 individë, 49,6%”, tregoi Sulçebe.

Më saktësisht në studim bëhet fjalë për 49.5% të popullsisë që e kanë kaluar virusin. Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi ku është regjistruar dhe numri më i lartë i të infektuarve.

Profesori Alban Ylli shprehet se imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët ndaj duhet shtuar kujdesi nga qytetarët.

“Në Tiranë ka një harmoni të virusit në të gjithë lagjet e Tiranës. Imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët, duhet të kemi kujdes. Popullata në Shqipëri ka potencial për qarkullim të virusit, edhe për valë të tjera” – tha Ylli.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas