fbpx

Aktualitet

Akademia e Shkencave: Presidenti të rishikojë dekretin për Gjinushin





               Publikuar në : 13:54 - 19/07/19 |
mapo.alm

Akademia e Shkencave do t’i drejtohet institucionalisht Presidentit Ilir Meta që të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.


Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave tha se në kohën kur Gjinushi u zgjodh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri.



Asambleja u shpreh me vendim duke mbështetur propozimin e këshillit ekzekutiv të ASH, për ti kërkuar institucionit të presidentit rishqyrtimin e qëndrimit të tij sa i përket emërimit të kryetarit të zgjedhur të ASH, akademik Skënder Gjinushi.


Përmes dokumentacionit që u rishqyrtua në mbledhjen e asamblesë ne jemi të bindur se në atë moment, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi nuk ka qenë në papajtueshmëri dhe për këtë arsye i kërkojmë institucionalisht Presidentit rishqyrtimin e kërkesës sonë, të vendimit që të emërojë kryetarin e zgjedhur të Akademisë“, tha Tole.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas