Aktualitet

Akademia me hosten














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 06/11/21 |
Luçiano Boçi

Akademia e Gjinushit më është dukur gjithmonë e pankokurrueshme, prej faktit të thjeshtë të saj se ka në krye Gjinushin dora vetë.






Edhe ndonjë zgjatim shkencor si Akademia e Albanalogjisë që bën punë bruto shkencore u sulmua ashpër dhe u kërcënua me aneksim, sepse i bënte hije po Gjinushit.


Arsyetimi i Gjinushit ishte se në një vend si Shqipëria nuk ka vend për dy akademi.







Por ja që “komploti” na paska qenë aty.




E nuk e dinim.



Rama nuk duroi dot arritjet shkencore me vlerë ndërkombëtare, sidomos për Covidin dhe nga zilia ia plasi në derë Gjinushit Akademinë më origjinale në botë – Akademinë e barinjve ose thënë më mirë Akademinë me hosten.

Me siguri njerëzit që tani kanë zënë rradhën për t’u regjistruar, por lajmërohet se sherri me i madh ka plasur për kryetarin e kësaj Akademie.

Me oreks të zgjeruar Gjinushi ka propozuar ta përfshijë atë brenda Akademisë së tij të shkencave.

Por Rama deri tani ka heshtur.

Në mendjen e tij ai e ka kryetarin.

Mos na qoftë Gramozi se na mori në qafë demat e viçat e do të na i veshi si lopët.

Po historia duket se nuk mbaron me kaq.

Fjalën Akademi Rama e ka pothuaj si fjalën Agjenci.

Ka filluar ta dashurojë dhe gjithnjë e më shumë po bind veten se kjo është një shpikje çelës me shumë sukses brenda.

Pas Akademisë së barinjve të gjithë ministrave, sidomos ministreshave i është dhënë si detyrë të propozojnë Akademitë specifike.

Lexo edhe :  "Migjeni i vogël" dhe grushti i një vetëflijimi

Ministria e Arsimit e ka gati propozimin për Akademinë e zejeve krahas asaj të tenisit.

Me këtë akademi shpëtojnë njeherë e mirë të rinjtë nga ambicia për të vazhduar universitetin.

Ministria e Borës me siguri po dizenjon Akademinë e prindit 1 dhe 2.

Ministria e shëndetësisë ka zhvilluar tashmë në perfeksion Akademinë e tenderave sekretë e pritet ta ligjërojë me emërtimin kuptimplotë Akademia FarmaNet.

Ndërsa e Mbrojtjes ka në plan Akademinë e diversantëve me seli tek Muzeu i ushtrisë i ndërtuar në mënyrë tepër sekrete me 6 milion copë euro.

Ministria e jashtme synon Akademinë e vizave, sepse nuk jemi aq larg rivendosjes së tyre.

Ministria e transporteve e ka prej vitesh gati Akademinë e rrugëve të florinjta dhe krenaria e saj është tashmë e justifikueshme.

Ministria e financave pas miratimit të buxhetit pritet të hapë dyert për Akademinë e borxhit.

Të tjerët e të tjerat i ka kapur makthi, sepse afati për dorëzimin e akademisë po mbaron dhe ato e dinë mirë që Rama me hosten në dorë është i paparashikueshëm.

Por ndërsa shqetësimi sundon, vetëm një ndjehet e relaksuar dhe e lumtur.

Është ministrja e turizmit e cila në bashkëpunim me ministrinë e kulturës, në mungesë të objekteve të  trashëgimisë kulturore të shembura e të zhdukura, fërkon duar me planin e vet djallëzor për t’i klasifikuar këto akademi si trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, dhe për t’i shpallur si atraksione turistike origjinale që do rrisin fluksin e turistëve në Shqipërinë e Akademisë me hosten.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas