Aktualitet

Aksi Milot-Fier/ Minarolli: Të anullohet koncesioni, pasi vjedh qytetarët (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 07/08/20 |
mapo.al

Partia Demokratike përmes një deklaratë nga Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli bëri denoncimin e për anulimin e koncesionit për rrugën Milot–Fier.





Ky është një koncesion që duhet të anullohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë“, u shpreh Minarolli.


Deklarata e plotë:





Përshëndetje! Ndodhem sot në një aks rrugor, pranë Rrogozhinë, ku do të kalojë rruga e re Milot Fier.



Ky është një koncesion që duhet të anullohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë.


Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze.

Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në 2016-ën nga e njëjta qeveri, rekomandon vlerën maksimale prej 3.5 cent për km ose 3.5 Euro për 100 km. Pra, krahasuar edhe me dokumentat që vetë kanë miratuar, kostoja që duhet të paguajë qytetari për rrugën është thuajse dyfishuar.

Lexo edhe :  Denoncon Gazment Bardhi: Si u përdorën legalizimet për vota nga Rama-Balluku

Me këtë koncesion qytetarit i duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro për të udhëtuar në të gjithë gjatësinë e autostradës, e cila është gjysëm e gatshme.

Nga 115 kilometra, 62 prej tyre janë rrugë ekzistuese. Tani jemi në një segment të tillë që ka nevojë vetëm për rikonstruksion, për të rritur cilësinë e rrugës. Për ne, është e papranueshme që koncesioni ta trajtojë këtë si një rrugë që ecën në një gjurmë të re, duke fryrë koston dhe, bashkë me të, edhe faturën që paguan në fund qytetari.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës.
Ne duam që Shqipëria të ketë rrugë të reja në çdo cep të saj dhe jemi partia që kemi investuar më shumë për rrugë moderne, edhe kur kryeministri i sotëm bërtiste kundër tyre.

Minarolli denoncoi atë që e quan vjedhje skandaloze në koncensionin Milot-Fier, ndërsa premtoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet kjo PPP do të anulohet.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas