Aktualitet

E rëndë/ Aksidenti i merr jetën vëllait të kryetarit të PD Librazhd





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 24/01/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Nga informacionet e para, mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri ka humbur jetën. Viktimë e këtij aksidenti të rëndë ka mbetur Ardian Vreto, 45 vjeç, vëllai i kryetarit të PD në Librazhd, Bujar Vreto.


Aksidenti ka ndodhur te kthesat e Pishkashit ku janë përplasur dy automjete një tip “Mercedes Benz” dhe tjetri “Ford” me drejtues Ardian Vreton, ish-punonjës policie. Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e parë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit.




Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe po hetojnë shkaqet që sollën përplasjen mes dy automjeteve, duke sjellë një bilanc të rëndë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur.

Njoftimi i policisë

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Etiketa: , , , ,

Pas