Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet tip “Iveko” pasditen e sotme, në fshatin Klos të Cërrikut.
Sipas policisë, mjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale V.SH, ka aksidentuar për vdekje shtetasin R.Xh., 83 vjeç, banues në fshatin Klos, i cili ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore, kur ka ndodhur përplasja.
“Si pasojë e aksidentit shtetasi R.Xh., ka ndërruar jetë në vendngjarje“,- sqaron policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.