Kronika

Aksident i frikshëm në Elbasan – Makinat bëhen copë, tre të plagosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 02/10/20 |
mapo.al

Një aksident i frikshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në aksin  Elbasan-Peqin pranë “Paraburgimit” në Bradashesh.


Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht. Nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur.




Dy prej të plagosurve kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër dëmtime më serioze. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.


Dyshohet se  shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve, si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas