Aktualitet

Aksident i frikshëm në Milot, makina çahet në dysh nga trafikndarësja (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 11/07/21 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras, ku një automjet është çarë në dysh nga barriera anësore e rrugës.






MAPO sjell pamje të rënda nga aksidenti ku duket se trafikndarësja e ka përshkuar automjetin mes për mes, ndërsa drejtuesi, siç edhe duket, ka shpëtuar mrekullisht, me disa lëndime.








Ai është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar dhe sipas njoftimit të Policisë, ndodhet jashtë rrezikut per jetën.





“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas